Një ngjarje e rëndë ndodhi në një familje në Brazil, ku një baba vrau dy fëmijët e tij dhe më pas kreu vetëvrasje, pasi zbuloi tradhtinë e gruas së tij.

40-vjeçari Thales Machado, një zyrtar i lartë lokal, qëlloi dy djemtë e tij, 12 dhe 8 vjeç, pasi kishte parë një video që tregonte gruan e tij, Sara Tinoco Araujo, duke u puthur me një burrë të panjohur në një restorant.

Machado, i cili kishte dyshuar për gruan dhe kishte punësuar një detektiv privat, pasi pa videon shkoi në shtëpi dhe me armë në duar qëlloi ndaj djemve të tij dhe më pas kreu vetëvrasje.

Sipas mediave, disa orë para tragjedisë, Machado kishte postuar një foto ku mbante një nga djemtë në krahë, me mbishkrimin: “I bekuar nga Zoti që ju kam, babi ju do shumë”.