Një burrë dhe një grua kanë mbetur pa para për javë të tëra pasi banka i shpalli të vdekur që të dy. Ben Gibson, 63 vjeç u habit kur mësoi se banka e kishte shpallur të vdekur gruan e tij 65-vjeçare. Për disa javë ai u përpoq t’i shpjegonte bankës se gruaja e tij ishte e gjallë dhe se ata ishin bashkë.

Edhe kur 65-vjeçarja shkoi në bankë për të raportuar një problem që kishte hasur me kartën asaj iu tha se bashkëshorti i saj ka vdekur. Ata shkuan vazhdimisht në bankë për t’ju bërë të ditur atyre se të dy ishin gjallë. Banka tha se ata ishin njoftuar për vdekjen e tyre nga një agjenci funerale prandaj kishin bllokuar llogarinë bankare. Pavarësisht se stafi bisedoi me zonjën Gibson dhe ra dakord që ajo ishte gjallë, llogaria e përbashkët e tyre mbeti e ngrirë dhe gjyshërit e katër fëmijëve mbetën pa para.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, banka kishte njoftuar edhe bizneset e tjera për vdekjen e çiftit dhe ata iu kishin dërguar letra ngushëllimi në shtëpi.

Tani që situata me bankën është rregulluar, çifti i të moshuarve ndihen të lodhur dhe të mërzitur nga ajo që kaluan.