Pas një dite spekulimesh intensive, të intensifikuara nga fakti se ish-presidenti amerikan nuk i uroi gruas së tij ditëlindjen, Barack Obama u bë më ‘i egër’ se zakonisht në shprehjen publike të ndjenjave të tij, duke dashur të përgënjeshtrojë për një krizë në martesën e tij.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, @MichelleObama. Ju e mbushni çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri, humor dhe hir dhe dukeni bukur duke e bërë këtë. Jam shumë me fat që mund të përballoj aventurat e jetës me ju. Unë të dua!”, shkroi si në rrjetin social ‘X’.