Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar për herë të parë në lidhje me videon virale, ku duket se bashkëshortja e tij e godet me shpullë. Macron mohoi të ketë debate dhe mosmarrëveshje me gruan e tij Brigitte, duke u shprehur se gjitha ishte në kuadrin e shakasë mes tyre.
“Një video mund të bëhet për të thënë shumë gjëra të pakuptimta. Unë thjesht po bëja shaka me gruan time, siç bëjmë shpesh”, shprehet Macron.
Ai u ndal edhe tek video e mëparshme, ku ai së bashku me kryeministrin britanik dhe kancelarin gjerman u akuzan se kishin konsumuar kokainë.
“Asnjë nga këto nuk është e vërtetë. Të gjithë duhet të qetësohen. Për mua, kanë kaluar tre javë. Nëse shikoni axhendën ndërkombëtare, nga Kievi në Tiranë e deri në Hanoi, ka njerëz që kanë parë video dhe mendojnë se kam ndarë një qese kokaine, se kam pasur një takim kokë më kokë me presidentin turk dhe se tani po zihem me gruan time. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë, megjithatë ato tre video janë të vërteta. Pra, të gjithë duhet të qetësohen dhe të përqendrohen te lajmet e vërteta.”, shtoi Macron.
Ndërsa po ulej nga avioni në Vietnam u shfaq kjo video ku duket se bashkëshortja e Macron e shtyn me dorë në faqe bashkëshortin e saj, i cili mbrohet e më pas përshëndet me dorë mikpritësit e tij poshtë shkallëve të avionit.