Presidenti amerikan Donald Trump po zhvillon një takim me kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi në Uashington DC.

Një moment që spikati gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë ishte kur Donald Trump bëri një shaka për Pearl Harbour, një sulm i kryer nga Perandoria Japoneze ndaj Flotës Amerikane të Paqësorit në Hawaii gjatë Luftës së Dytë Botërore që vrau më shumë se 2,400 amerikanë. Trump e bëri këtë vërejtje pasi u pyet pse SHBA-të nuk i njoftuan aleatët në Evropë dhe Azi përpara se të nisnin sulmet ndaj Iranit.

Presidenti amerikan u tha gazetarëve: “Ne donim një surprizë. Kush i di më mirë surprizat sesa Japonia”, tha ai teksa ishte krah lideres japoneze. Pse nuk më tregove për Pearl Harbor?”