Ndërkohë kriza në Spanjë e Greqi thellohet edhe më shumë
Bashkimi Europian bëri dje një lëvizje më shumë në drejtim të një politike më strikte dhe të unifikuar brenda vendeve të organizatës, pra për një kontroll më të madh të shpenzimeve. Kjo ishte ideja gjermane dhe veçanërisht e Merkelit, që kishte për synim parandalimin e përsëritjes së krizës së borxheve që kapi vende të ndryshme të Europës.
Dje, Parlamenti Europian votoi për t’i dhënë mundësi Bashkimit Europian që të monitorojë dhe kontrollojë buxhetet e të gjitha vendeve anëtare, më parë se të shkojnë në parlamentet përkatëse për miratim dhe për të mbajtur më shumë në vëzhgim vendet problematike, mes të cilave tani është futur edhe Italia. Asambleja aprovoi edhe masa më të forta të mbikëqyrjes fiskale për vende si Greqia, Irlanda dhe Portugalia pas daljes së tyre nga programet e ndihmës financiare.
Projekti legjislativ me dy pjesë shtesë të ligjeve të vitit 2011, i jep Brukselit shumë fuqi për sanksione
Rregullat e fundit të cilat mbeten për t’u zbatuar nga qeveritë anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë edhe ndryshimin e traktateve të BE-së për limitimin e deficitit buxhetor. Të paktën sipas mbështetësve të rregullave të tilla strikte buxhetore për vendet anëtare të BE-së, nëse do të ishin marrë masa të tilla kohë më parë, do të kishin parandaluar të gjitha krizat financiare që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendeve të Eurozonës dhe të vetë Bashkimit Europian. Çështja e krizës financiare dhe e periudhës pas saj do të jetë në qendër të vëmendjes edhe të takimit të liderëve të vendeve të BE-së që do të zhvillohet në Bruksel, në përfundim të këtij muaji. Për sa i përket Spanjës, që është në një situatë shumë të rëndë bankare, ajo ka kërkuar ndihmë financiare nga vendet e BE-së, të paktën 100 miliardë euro për të qetësuar bankat dhe tregjet ndërkombëtare që i kanë ngritur përqindjet e huave në stratosferë. Situata është e rëndë edhe në Greqi, vendi që rrezikon seriozisht që të dalë nga Eurozona, në rast se rezultatet e zgjedhjeve të javës që vjen, sikundër pritet, do të jenë në favor të forcave të cilat janë kundër marrëveshjes së ndihmës financiare me BE-në.t që mund t’u vihen vendeve anëtare, të cilat nuk do të zbatojnë politikat financiare dhe do të tejkalojnë limitet e vendosura nga BE sa i përket borxheve.
———–
Zgjedhjet
Për kë do të votojnë grekët të dielën?
Këtë të diel, në Greqi zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Jashtë Greqisë flitet për zgjedhje vendimtare që do të tregojnë nëse Greqia do të mbetet në zonën e euros apo jo. Si i vlerësojnë këto zgjedhje firmat greke? Terapisti Dimitris Aftosmidis nuk është në gjendje të plotësojë nevojat finan
ciare, megjithëse punon 80 orë në javë. Ai është shef i një klinike me disa punonjës në Selanik dhe që nga muaji janar nuk ka marrë asnjë honorar nga sigurimet shoqërore shtetërore. Tani ekziston rreziku që ai dhe kolegët e tij të mos pranojnë më pacientë, që janë të siguruar në sigurimet shëndetësore të detyrueshme. Farmacitë e kanë filluar këtë praktikë. Ato nuk japin më medikamente pa para në dorë. Fajin për këtë situatë e kanë shkurtimet e vazhdueshme të buxhetit shtetëror, thotë Dimitris Aftosmidis. Shkurtimet janë bërë me kërkesën e kredidhënësve BE-së dhe FMN. Tani, thotë Aftosmidis, grekëve po u thuhet si duhet të votojnë në zgjedhje. “E vetmja gjë që mungon është se nuk na kanë thënë se cilin person të zgjedhim. Ka shumë mundësi që me presionin e vazhdueshëm që po bëhet nga jashtë vendit, zgjedhësit grekë të detyrohen që t’ia japin edhe një herë votën të ashtuquajturve djemve të këqij të Europës, që nuk sillen ashtu siç kërkojnë udhëheqësit e Europës”. Krejt i ndryshëm është qëndrimi i Kyriakos Harakidis-it. Sipërmarrës dhe kryetar i Bashkisë në qytetin verior grek Drama, ai dëshiron një qeveri, e cila të respektojë marrëveshjet e bëra me kredidhënësit, sidomos sa i përket zbatimit të reformave strukturore. Harakidis u zgjodh si kandidat i një liste që përkrah sociademokratët e PASOK-ut dhe të majtët e moderuar të DIMAR-it. Me fitoren e lidhjes së majtë, SYRIZA në zgjedhjet parlamentare, atij i fillon dhimbja e kokës? “Ato që thonë pjesë të caktuara dhe persona të caktuar të SYRIZA-s, më bëjnë të mendohem mirë. Ne dëgjojmë çdo ditë mendime të ndryshme. Çfarë na duhet është qëndrimi unik, propozimet konkrete dhe kryesisht gatishmëria për bashkëpunim. Nëse nuk ekzistojnë këto, atëherë mbetemi vetëm, jo në det por në mes të oqeanit”. Frika për fitoren e SYRIZA-s nuk tregohet hapur. Në rrethet e sipërmarrësve grekë duket se nuk është marrë seriozisht njoftimi i kryetarit të partisë Alexis Tsipras, për anulimin e marrëveshjeve të kredive pas fitores në zgjedhje. Mendimi i përgjithshëm që ekziston është se detyrime të caktuara duhet të bëhen për të hequr pengesat për zhvillimin ekonomik. Federico Lazaridis është një nga sipërmarrësit më të suksesshëm të vendit, verat e të cilit kanë mbërritur deri në bodrumet e Shtëpisë së Bardhë në Uashington. “Të kërcesh tango duhen dy vetë. Nuk mjafton që njëri të thotë se nuk do t’i zbatoj ato që keni rënë dakord ju, kurse tjetri këmbëngul se do të bëjë gjithçka për të cilën është rënë dakord. Unë mendoj se afati dhe prioritetet e marrëveshjeve duhet të diskutohen, në mënyrë që shoqëria greke të ketë shansin që të zhvillohet aty ku duam ta shohim të gjithë. Pra të krijohet një shtet modern dhe funksional, që ta përfaqësojë Greqinë më mirë se deri më sot”. Megjithëse Federico Lazaridis eksporton një të tretën e verës së prodhuar, sipërmarrja e tij e ndjen rënien ekonomike të Greqisë. Krejt ndryshe nga Stamatis Kouroudis-it nga qyteti grek verior Komotini. Ai i ka punët mirë. Fibrat e pambukut që ai prodhon, nuk janë për tregun grek por për atë të huaj. Megjithatë Kouroudis është i shqetësuar për situatën politike të Greqisë. “Deri tani, ne nuk kemi rënë dakord se cilat janë problemet ekonomike të vendit dhe si duam t’i zgjidhim ato. Prandaj nuk jam fare optimist, pavarësisht nga qeveria që do të krijohet. Deri tani nuk kemi arritur që t’i bindim grekët për domosdoshmërinë e reformave”. Por Kouroudis e di se çdo qeveri greke do të jetë e detyruar që të verë në jetë këto reforma. Dhe kjo do të çojë në rezistencë të madhe të popullsisë greke. “Çështja kryesore është si do ta trajtojë qeveria këtë rezistencë, si do ta kapërcejë atë dhe si do t’i bindë njerëzit për domosdoshmërinë e tyre?”. Ai është i sigurt se përgjigje të bindshme ndaj krizës duhet të japë çdo qeveri, dhe kursimet e padëshiruara janë pjesë e procesit. Se cila parti do t’i fitojë në fund zgjedhjet dhe do krijojë qeverinë, është çështje gati e dorës së dytë.
