Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se blloku ka rënë dakord të ndajë 2 miliardë euro për teknologjinë e dronëve për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës.

“Kjo i lejon Ukrainës të zgjerohet dhe të përdorë kapacitetin e saj të plotë dhe, sigurisht, do t’i lejojë gjithashtu Bashkimit Evropian të përfitojë nga kjo teknologji”, tha von der Leyen gjatë një konference për shtyp së bashku me shefin e NATO-s, Mark Rutte.

Ministrat evropianë të mbrojtjes ranë dakord të premten të zhvillojnë një “mur dronësh” përgjatë kufijve të tyre me Rusinë dhe Ukrainën për të zbuluar, ndjekur dhe kapur më mirë dronët që shkelin hapësirën ajrore të Evropës.

“Ne duhet të mbrojmë qiellin tonë. Iniciativa e murit të dronëve është në kohën e duhur dhe e nevojshme”, theksoi Rutte. Vendimi erdhi pas një sërë incidentesh në të cilat kufijtë dhe aeroportet e Evropës u testuan nga dronë të paligjshëm, në të cilët Rusia është fajësuar për disa prej tyre, akuza të cilat ajo i ka hedhur poshtë.