Në një kohë që Shqipëria pret të nisë mbylljen e kapitujve në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian, përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Holandës përcollën në Tiranë mesazhe të qarta për institucionet për sfidat dhe synimet e procesit.
Ambasadori gjerman Karl Bergner, në një tryezë me ekspertë mbi reformën në drejtësi dhe perceptimin public, vlerësoi punën e bërë dhe theksoi se mbështetja e Bashkimit Europian mbetet e vazhdueshme, por edhe e kushtëzuar nga rezultatet konkrete në fushat kyçe të shtetit të së drejtës.
“Ne e kemi deklaruar edhe në situata të ndryshme inkurajimin për punën e ardhshme. Diskutimet në Bruksel e kanë treguar rëndësinë e asaj që quhet Grupkapitulli 1: qeverisja e mirë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe ligji i së drejtës. Të gjitha këto janë kushte paraprake për një progres të mëtejshëm”,
Duke theksuar parimin “Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar”, përfaqësuesi I Berlinit zyrtar në Tiranë tha se Reforma në drejtësi është themel për pritshmëritë e qytetarëve dhe integrimin në BE.
“Ministria e Drejtësisë ka për synim të zbatojë reformën në drejtësi. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për hyrjen në BE, sepse hyrja në BE është qershia mbi tortë, por ka të bëjë me pritshmëritë e qytetarëve”
Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos në një diskutim për Mbikqyrjen e Institucionale,
Theksoi se rrugëtimi Shqipërinë së procesi i anëtarësimit nuk është vetëm miratim i ligjeve të BE, por kërkon ndërtimin e institucioneve si në Bashkimin Europian. Theksoi se pushtetet duhet të japin llogari.
Bashkimi Europian është ndërtuar mbi besimin; besim tek institucionet që të funksionojnë në mënyrë të pavarur; besim që pushteti jep llogari, besim që ligjet zbatohen në mënyrë të drejtë; besim që qytetarët kanë zë të qenësishëm në jetën publike. Ndaj grup-kapitulli i parë, Themeloret, ka rëndësi kaq shumë dhe është në thelb të procesit të negociatave. Prandaj dhe roli i Parlamentit është absolutisht qëndror; kriteri i parë për anëtarësimin është te keni një parlament të mirë. Mbikëqyrja parlamentare nuk është një pengesë për qeverisje efektive. Përkundrazi e përmirëson qeverisjen. Ndaj gjithëpërfshirja ka rëndësi”,
Prej vitit të kaluar parlamenti ka një komision të posacëm për mbikëqyrjen institucionale; që ka ngjallur debat se do të përdoret për të kontrolluar SPAK-un apo sistemin e drejtësisë. Përtej garancive të palëve politike për të kundërtën, Këshilli I Lartë Gjyqësor e Këshilli i Lartë të Prokurorisë I lanë bosh karriket.
Pushtetet duhet të japin llogari”
