Liderët e BE-së kanë caktuar shefin e këshillit, Van Rompuy, që të hartojë një plan në lidhje me thellimin kryesisht të bashkimit ekonomik mes vendeve të Bashkimit me shumë gjasa përmes një traktati ndërqeveritar


Gjatë javëve të fundit, shefi i Bankës Qendrore Europiane, Draghi, bëri thirrje për një plan 10-vjeçar për të arritur një bashkim më të madh fiskal dhe ekonomik të vendeve të Eurozonës. Komisioneri i Ekonomisë, Olli Rehn, ka deklaruar se edhe ai do të japë idetë e tij në këtë drejtim


Në përpjekje për të shpëtuar monedhën e përbashkët


BE projekti per afrimin ekonomikNë rrethanat e krizës dhe mosgjetjen e masave për zgjidhjet ndaj krozës duket se liderët e lartë të Brukselit po përpiqen që të veprojnë në një drejtim tjetër. Një zyrtar i lartë i Bashkimit Europian lançoi një plan për shpëtimin e Eurozonës përmes krijimit të një lidhjeje dhe një marrëdhënieje më të fortë të vendeve anëtare në këtë zonë.


Liderët e BE-së kanë caktuar shefin e këshillit, Van Rompuy, që të hartojë një plan në lidhje me thellimin kryesisht të bashkimit ekonomik mes vendete të Bashkimit me shumë gjasa përmes një traktati ndërqeveritar. Pas më shumë se 5 orë diskutimesh në lidhje me nevojën e forcimit të politikave të rritjes ekonomike dhe propozimeve për rritjen e rregullave shtrënguese, liderët e BE-së të mërkurën në darkë ranë dakord që të mbështesin këto çështje në takimin e tyre formal të 28 qershorit. “Diskutimet tona treguan gjithashtu se ne kemi nevojë për një bashkim monetar dhe ekomomik më të madh, pra për ta çuar atë aktualin në një shkallë më të lartë”, deklaroi Presidenti i Bashkimit Europian, gjatë një konference për shtyp, në fund të mbledhjes së gjatë.


Ish-kryeministri belg shtoi se ai do të punonte mbi një raport për takimin e qershorit e të gjithë tjerët e Komisionit Europian, Bankën Qendrore Europiane dhe shefat e financës së vendeve të Eurozonës. Gjatë javëve të fundit, shefi i Bankës Qendrore Europiane, Draghi, bëri thirrje për një plan 10-vjeçar për të arritur një bashkim më të madh fiskal dhe ekonomik të vende të Eurozonës. Komisioneri i Ekonomisë, Olli Rehn, ka deklaruar se edhe ai do të japë idetë e tij në këtë drejtim. Van Rompuy shpjegoi se raporti i tij nuk do të jetë një plan përfundimtar në lidhje me një thellim të bashkimit ekonomik e fiskal të vendeve të BE-së, por vetëm një draft në lidhje me blloqet kryesore që duhen për një projekt të tillë, si dhe metodat që duhen përdorur për arritjen e tij.


Në vitin 2010, kur ai koordinoi një punë të tillë në lidhje me sanksione më të forta për mëkatarët e deficitit në Eurozonë, Presidenti ndeshi në një pengesë kur erdhi fjala te kërkesat e gjermanëve për ndryshime të traktatit europian. Me veton e Britanisë së Madhe dhe atë të Çekisë, një traktat ndërqeveritar në lidhje me disiplinën fiskale u nënshkrua në mars nga vetëm 25 vendet anëtare të BE-së. Presidenti tha se çdo ndryshim ligjor do të binte ndesh me marrëveshjet aktuale të BE-së.