Bashkimi Evropian (BE) zgjati sanksionet kundër organizatave terroriste DAESH dhe Al Kaeda edhe për një vit.

Sipas deklaratës së bërë nga Këshilli Evropian, brenda fushës së masave kufizuese të marra kundër DAESH-it dhe Al Kaedës gjenden 6 persona.

Sanksionet kundër individëve, grupeve dhe organizatave përfshijnë ndalimet e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve. Përveç kësaj, individëve dhe organizatave në BE u ndalohet të ofrojnë fonde dhe burime ekonomike për ata që janë në listën e sanksioneve.

Sanksionet e BE-së nëse ka nevojë do të vazhdohen përsëri.

Këshilli Evropian deklaroi se sanksionet e tij janë plotësuese të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër DAESH-it dhe Al Kaedës.