Në vitin 2015, Suedia u trondit nga një ngjarje e tmerrshme kur Isabel Eriksson, një shoqëruese (eskortë) nga Stokholmi, u rrëmbye nga Dr. Martin Trenneborg, një mjek i njohur.

Trenneborg e drogoi Isabelin me luleshtrydhe të përziera me Rohypnol, një substancë e njohur për përdorimin në raste abuzimi. Pas kësaj, ai e mbajti në një bunker të ndërtuar nga vetë ai për gjashtë ditë të tmerrshme.

Isabel tha se Trenneborg i tha asaj në mënyrë të frikshme se dera ishte ndërtuar si një ‘kasafortë bankare’ dhe ajo ‘nuk do të mund ta hapte kurrë’. 

“Pastaj ai më pyeti nëse kisha ndonjë dëshirë, nëse ai duhet të zgjerojë bunkerin, sepse unë do të jetoja atje për shumë vite”, shtoi ajo

Isabel u zgjua në një bunker të izoluar, duke përjetuar një panik të thellë dhe pa asnjë ide për vendndodhjen e saj. Ai kishte planifikuar ta mbante atë si skllave seksi, duke i thënë se do ta mbyllte për shumë vite. Bunkeri përfshinte një dhomë gjumi, një tualet dhe një kuzhinë, si dhe një oborr të vogël.

“Ai hynte rreth orës shtatë e gjysmë të mëngjesit bënte seks me mua dy tre herë në ditë dhe më pas më nxirrte në oborrin që kishte ndërtuar.” tha ajo.

Ajo u shpëtua kur Trenneborg, i frikësuar nga raportimet e lajmeve për zhdukjen e saj, e çoi në një stacion policie në Stokholm. Gjyqi i Trenneborgut përballi sfida; akuzat për përdhunim nuk u konfirmuan, dhe ai u dënua vetëm për rrëmbim me tetë vjet burg.

“Ai kishte parë reklamën e faqes sime të eskortës dhe më kishte rezervuar për natën, në fillim u duk mirë dhe unë kisha bërë punë eskortë për shtatë vjet, kështu që unë di si të kujdesem për veten. Ishte shumë bindës dhe dukej mjaft normal, por ishte krejtësisht e kundërta. Çdo klient që kisha pasur më parë ishte i mirë dhe i respektueshëm, Trenneborg ishte përvoja ime e parë dhe e vetme e keqe.’ tha vajza.

Pas përvojës së saj të tmerrshme, Isabel përdori historinë e saj për të ndihmuar të tjerët, duke publikuar një libër dhe duke krijuar një dokumentar për të ndarë përvojën e saj. Ajo gjithashtu po përdor platformën +18 OnlyFans për të kaluar traumat e saj.