Një 22-vjeçar nga Cornwall është dënuar pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me një kalë. Wyll Burling, banues në Redruth, pranoi fajësinë për penetrim seksual ndaj kafshës dhe doli para gjykatës. Ai u dënua me një urdhër komunitar që përfshin 40 ditë aktivitet rehabilitues.
Gjykata e gjobiti Burling edhe me para. Ngjarja ka tronditur opinionin publik, duke rikthyer vëmendjen te rastet e abuzimeve seksuale ndaj kafshëve. Ligjet në Britani e trajtojnë këtë vepër si krim serioz dhe të dënueshëm me burg ose gjoba.