Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka shkaktuar trazira me deklaratën e fundit, teksa e ka cilësuar liderin rus Vladimir Putin si mik të mirë.
Ai deklaroi se ka rivendosur marrëdhëniet me presidentin rus, i cili për nder të miqësisë së tyre, i dërgoi për ditëlindje një shishe vodka. Berlusconi shtoi se ai ja ka kthyer dhuratën duke i dërguar një shishe verë “Lambrusco” dhe një letër “të ëmbël”.
“Ministrat rusë kanë thënë se ne jemi tashmë në luftë me ta, sepse ne po ofrojmë armë dhe financim për Ukrainën. Janë shumë, shumë, shumë të shqetësuar. Unë kam rivendosur marrëdhëniet me Presidentin Putin pak a shumë, në kuptimin që për ditëlindjen time më dërgoi njëzet shishe vodka dhe një letër shumë të ëmbël. Unë iu përgjigja me shishe Lambrusco (verë) dhe një letër po aq të ëmbël. U shpalla nga ai, një nga pesë miqtë e tij të vërtetë,”-tha Berlusconi.