Mbretëria e Bashkuar është zgjuar nga një stuhi e fortë rreth 82 milje në orë, stuhi e quajtur “Bert”. Sipas raportimeve të fundit të mediave britanike kjo stuhi ka shënuar viktimën e parë, pasi ka “shkulur” një pemë e cila i ka marrë jetën një të moshuari”
Një burrë rreth të 60-ave vdiq fatkeqësisht në Hampshire pak para orës 8:00 të mëngjesit të sotëm pasi një pemë ra mbi makinën e tij. Burri po ngiste një Mercedes të zi në drejtim të jugut, midis Kings Worthy dhe Winnall, teksa u konstatua tragjikisht i vdekur në vendngjarje.
Familjet në Belfast janë “bllokuar” brenda shtëpive të tyre pasi zjarrfikësit po nxjerrin ujin nga përmbytjet, siç raportohet nga BBC.
Zyra e Meteorologjisë ka lëshuar shtatë paralajmërime të motit të verdhë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për erëra me shpejtësi 70 milje në orë, borë të dendur, shi dhe përmbytje.
British Gas paralajmëroi gjithashtu se është e këshillueshme që të grumbullohen ushqime dhe ujë pasi stuhia “Bert” pritet të hyjë në fuqi të plotë.