Një sondazh i publikuar nga CNN bën të ditur se Donald Trump ka avancuar fuqishëm ditët e fundit, duke ulur distancën e tij me kandidatin për President të Partisë Demokratike Joe Biden.
Sipas sondazhit që bën të ditur televizioni i njohur amerikan, Donald Trump është rritur me 4% ndërsa Joe Biden është ulur me 2%.
Trump është rritur pikërisht në pikun e aktivitetit të kundërshtarit të tij politik, i cili ka nominuar edhe kandidaten për Zv.presidente Kamala Harris.
Rritja e Trump siç bëhet e ditur ka ardhur nga dy faktorë të rëndësishëm. Presideni amerikan ka dhënë një intervistë televizive shumë të rëndësishme të televizionin kombëtar kabllor HBO, ku ka bërë të ditur se qeveria federale ka furnizuar të gjithë shtetet me fondet e kërkuara për të luftuar pandeminë e Covid-19 që është edhe prioriteti në SHBA.
Intervista e Trump në HBO është konsideruar e mundshme, ndërkohë që edhe një fakt personal në familjen e Presidentit ka ndikuar në rritjen e tij në përqindje.
Bëhet fjalë për humbjen e jetës së vëllait të tij, Robert Trump, çka detyroi Presidentin t’i qëndrojë pranë në momentet e fundit, aspekt që siç duket nga zgjedhësit është parë si veti njerëzore e Presidentit.
Nga qershori deri tani në gusht, Trump është rritur me 8 pikë, ndërsa Biden është rritur me 1 pikë, dëshmi kjo e polarizimit të madh të fushatës presidenciale.
Një javë më parë, Biden kishte rezultatin më të lartë si pasojë e protagonizmit të tij të shpalljes së kandidates për zëvendëspresidente.
Por Trump u kundërpërgjigj menjëherë, duke sulmuar qytetet dhe shtetet nën drejtimin e demokratëve që sipas tij nuk kanë bërë atë që duhet për Covid-19.
Sipas Presidentit të SHBA, shtete të rëndësishme si New York-u, Illinois, apo qytete të mëdha si New York-u apo Chikago që janë nën drejtimin e demokratëve kanë pasur performanca të dobëta në përballimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike.
E Trump ka dhënë edhe raste ku shtete e qytete që drejtohen nga republikanët, edhe pse të vogla kanë pasur rezultate më të mira.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.