“Komandanti i Brigadës së 12-të të Inxhinierisë së Gardës së Veçantë, koloneli Serhiy Porohnya, është eliminuar”. Ky është njoftimi i lëshuar nga Shtabi i Ushtrisë së Ukrainës që jep këtë lajm, në betejën e zhvilluar një ditë më parë.

Pas luftimeve të ashpra midis ushtarëve rusë dhe ukrainas në ditën e 19-të të luftës, burime të qeverisë ukrainase raportuan vdekjen në luftime të kolonelit dhe komandantit rus Serhiy Porohny.

Përmes rrjeteve sociale ata dhanë lajmin për vdekjen e këtij ushtari të lartë të qeverisë Putin.

Ndërsa ministria bën të ditur se gjatë 20 ditëve luftime janë vrarë 13,500 ushtarë rus, janë shkatërruar 81 aeroplanë; 95 helikopterë; 404 tanke; 640 makina dhe 60 makina me depozita karburanti.