Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se shifrat paraprake përfaqësojnë të gjitha humbjet e shkaktuara ndaj forcave ruse që nga fillimi i pushtimit.
BBC nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, por ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se forcat e Moskës kanë pësuar humbje të mëdha gjatë pushtimit të Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka mohuar informacionet se qyteti jugor Kherson ka rënë në duart e rusëve.
“Sipas informacioneve nga brigada jonë, betejat po vazhdojnë”, tha një zëdhënës i ministrisë.
“Qyteti nuk është pushtuar plotësisht, disa pjesë janë nën kontrollin tonë”.
Media shtetërore ruse kishte raportuar më parë se trupat ruse kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit.
Humbjet totale ruse të pretenduara nga Ukraina deri më tani përfshijnë:
5840 trupa
30 avionë
31 helikopterë
Deri në 211 tanke
862 mjete patrullimi të blinduara (APV)
85 sisteme artilerie
9 sisteme kundërajrore
60 depozita karburanti
355 automjete
40 raketahedhës MLRS (kapur)