Ndërsa Kremlini po zhvillon për herë të parë bisedime të drejtpërdrejta paqeje me SHBA-në dhe Ukrainën, nga Rusia nuk kanë treguar shenja se janë të gatshëm të ndalojë bombardimet e infrastrukturës civile.

Sipas mediave të huaja, derisa të arrihet një zgjidhje diplomatike, Rusia do të “vazhdojë të ndjekë vazhdimisht objektivat e operacionit të posaçëm ushtarak”, tha Yuri Ushakov, ndihmësi i Kremlinit, në deklaratën e mbrëmshme.

“Në fushën e betejës, forcat e armatosura ruse mbajnë iniciativën strategjike”, tha Ushakov.

Gjatë natës, Rusia sulmoi me rreth 101 dronë Ukrainën, 76 prej të cilëve u rrëzuan, ndërsa 19 goditën 12 vende, sipas forcave ajrore të Ukrainës.

Ushakov përsëriti se “pa zgjidhur çështjen territoriale” në përputhje me atë që Donald Trump dhe Vladimir Putin ranë dakord gjatë takimit të vitit të kaluar në Alaska, nuk do të kishte “zgjidhje afatgjatë”.

Një pengesë kryesore është kërkesa e Putinit që Ukraina të dorëzojë 20% të rajonit lindor të Donetskut që po e mban ende.

Por nga ana tjetër, Zelensky ka refuzuar të heqë dorë nga toka që Ukraina e ka mbrojtur me sukses dhe me kosto të lartë gjatë viteve të fundit.