Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është angazhuar për të ndërmjetësuar një takim mes Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në një intervistë për Fox News, Trump tha se ka komunikuar drejtpërdrejt me Putin dhe po përpiqet të koordinojë një takim të mundshëm me Zelenskyn.

“E kam rregulluar disi me Putinin dhe Zelenskyn. Në fund të ditës, ata janë ata që duhet të vendosin. Ne jemi 7,000 milje larg,” u shpreh ai.

Presidenti shtoi se marrëdhëniet mes dy liderëve janë më të mira nga sa ishte parashikuar. “Mendoj se po shkojnë pak më mirë me njëri-tjetrin. Po të mos ishte kështu, do të kisha organizuar një takim treshe mes nesh,” tha Trump, duke nënvizuar se situata mbetet ende e tensionuar.