Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se negociatat për paqe me Iranin pritet të nisin shumë shpejt dhe do të zhvillohen në Pakistan, sipas një interviste për New York Post.
Trump bëri të ditur se në këto bisedime do të përfshihen Jared Kushner dhe Steve Witkoff, ndërsa pjesëmarrja e zëvendëspresidentit JD Vance mbetet ende e paqartë.
Sipas tij, prania e Vance është në dyshim për shkak të çështjeve që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen, pa dhënë detaje të mëtejshme.
