Raundi i dytë i bisedimeve trepalëshe mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë nis të mërkuren në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Qëllimi i negociatave është ndërprerja e luftës dhe gjetja e një zgjidhjeje diplomatike për konfliktin që shpërtheu në shkurt të vitit 2022.

Delegacioni ukrainës ka deklaruar se janë të përkushtuar për bisedime konstruktive që sjellin paqen.

Ndërkohë, pavarësisht negociatave, sulmet ruse vazhduan gjatë natës. Odesa u bombardua, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe industriale, ndërsa një sulm me dron në rajonin e Dnipros la të vdekur një grua 68-vjeçare dhe një burrë 38-vjeçar.

Forcat ukrainase dhe autoritetet lokale po vlerësojnë dëmet dhe po përpiqen të ruajnë sigurinë e qytetarëve.

Teksa nw Emirate mbahet takimi pwr paqe, presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu kinez, Xi Jinping kanë zhvilluar një diskutim përmes një video conference.

Putin është shprehur se Rusia është e gatshme për bashkëpunim të ngushtë me Kinën në arenën ndërkombëtare, duke deklaruars e marrëdhënia e politikës së jashtme midis Moskës dhe Pekinit mbetet një faktor i rëndësishëm stabilizues përballë turbulencave në rritje në botë.

Ndërsa Xi deklaroi se marrëdhëniet Kinë-Rusi po hyjnë në një fazë të re.

Takimet mes delegacioneve të Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë vijnë pas javësh ndërprerjeje dhe përpjekjesh të veçanta diplomatike, përfshirë takime në Miami dhe Abu Dhabi.

Megjithatë, vazhdimi i sulmeve ruse tregon se rruga drejt paqes mbetet e gjatë dhe e pasigurt. Ndërkombëtarët mbeten vigjilentë, duke shpresuar se këto bisedime mund të çojnë në zgjidhje të qëndrueshme.