Një dokumentar i ri me video nga grabitja spektakolare në Muzeun e Luvrit, e cila ndodhi më 19 tetor 2025, pritet të publikohet, ndërsa misteri që rrethon fatin e bizhuterive të vjedhura mbetet ende i pazgjidhur.
Sipas “Le Parisien”, në fragmente nga videoja, e cila do të shfaqet në emisionin “Sept à Huit”, njëri nga autorët e krimit mund të shihet duke u përpjekur të thyejë xhamin duke përdorur një send, por edhe duke goditur xhamin me grushte për të kapur bizhuteritë.
I veshur me një jelek të verdhë dhe me të zeza, ai më pas shkon drejt bashkëpunëtorit të tij për ta ndihmuar të çmontojë një vitrinë të dytë në mënyrë që të heqë marrë sende të tjera të vlefshme.




