Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. 

Sipas mediave vendase bëhet me dije se një 13-vjeçar është gjetur i varur në dhomë nga prindërit e tij, teksa autoritetet greke kanë ngitur dhe dyshimet e para për ngjarjen e rëndë.

 Një nga skenarët e konsideruar nga Policia është se fëmija ka qenë duke bërë sfidën e “Blackout” në TikTok kur ka humbur jetën. Policia kur ka hyrë në dhomë ka gjetur celularin e 13-vjeçarit pranë tij. Është celulari ai që do të japë përgjigje për shkaqet e tragjedisë, pasi policia do të shohë nëse ai ka pasur një bisedë që do të shpjegonte arsyet e vetëvrasjes apo kishte diçka tjetër që e shqetësonte.

Çfarë është sfida “Blackout” (ndërprerja)?

Sfida e ndërprerjes i inkurajon pjesëmarrësit të mbyten me pè ose kabllo, derisa të humbasin përkohësisht vetëdijen, të bëjnë një video dhe më pas ta ngarkojnë atë në TikTok. Por rreziqet e lojërave të tilla janë serioze pasi mund të shkaktojnë dëmtime të trurit dhe madje të jenë fatale.