Sipas Agjencisë Iraniane të Lajmeve të Punës (ILNA), ish-presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, është vrarë si pasojë e një sulmi ajror të ndërmarrë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Lajmi u raportua të dielën, ndërsa burime pranë regjimit në Teheran pretendojnë se sulmi ka goditur rezidencën e tij në zonën Narmak, në verilindje të kryeqytetit Tehran. Sipas të njëjtave burime, përveç Ahmadinejadit, në sulm kanë humbur jetën edhe disa prej truprojave të tij.

Ahmadinejad shërbeu si president i Iranit nga viti 2005 deri në vitin 2013. Para se të merrte drejtimin e shtetit, ai ka mbajtur postin e guvernatorit të Provincës Ardabil si dhe ka qenë kryetar i bashkisë së Teheranit.

Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet izraelite apo amerikane lidhur me këtë pretendim, ndërsa pritet reagimi i institucioneve shtetërore iraniane për zhvillimet e fundit.