BBC ka intervistuar një të ri 27-vjeçar, i cili jeton me gjyshërit në Mariupol, dhe ka treguar tmerret e ditëve të tij.
“Paketova të gjitha çantat, të njëjtën gjë bënë dhe gjyshërit e mi, dhe sapo bëheshim gati për t’u nisu, rifilluan bombardimet.
Ngaqë dëgjova shpërthimet, nisa të dërgoja sërish lart çdo gjë. Prej aty, pashë tym që dilte nga qyteti dhe tym që dilte nga autostrada për në Zaporizhzhia, ku njerëzit supozohej të arratiseshin.
Në qytet kishin ardhur shumë njerëz pasi dëgjuan se kishte një armëpushim dhe që ishin vënë në dispozicion autobusë për t’i nxjerrë jashtë. Por ata u bllokuan në qendër, pasi bombardimet nisën sërish.”, -tha i riu ukrainas.
Më tej ai vijoi rrëfimin e tij prekës, duke thënë se kishte shumë trupa të pajetë të shtrirë në rrugë.
“Na ka mbaruar uji i ambalazhuar dhe na ka ngelur vetëm uji që kisha mbushur në banjë para se të fikeshin çezmat. Gazi është e vetmja gjë që punon ende, mund ta përdorim për të zier ujin e banjës për të pirë. Sot policia hapi dyqanet dhe u tha njerëzve të merrnin gjithçka, sepse njerëzit këtu nuk kanë ushqim e pije,” tregoi ai.