Që në orët e para të mëngjesit, kryeqyteti venezuelian, Karakas, u trondit nga bombardime të fuqishme. Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se sulmi është kryer nga forcat amerikane. Ai njoftoi gjithashtu se presidenti Nicolas Maduro është kapur nga Delta Forca dhe, së bashku me gruan e tij, janë larguar nga vendi.
Si pasojë e zhvillimeve, qeveria venezueliane ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sipas Ministrit të Jashtëm Yván Gil Pinto, për të diskutuar sulmin amerikan.
Pinto theksoi se populli venezuelian nuk do të dorëzohet ndaj kërcënimeve: “Asnjë sulm frikacak nuk do të mbizotërojë kundër forcës së këtij populli, i cili do të dalë fitimtar,” deklaroi ai.
