5 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë u plagosur nga sulmet e trupave rusë pranë kullës televizive, ditën e sotme në Kiev.
Ministria ukrainase e Punëve të Brendshme doli me një njoftim ku raportohen viktimat, por duke mos e specifikuar nëse ata janë civilë apo ushtarë.
“Që nga ora 18:00, 5 persona u vranë dhe 5 u plagosën nga bombardimi i kullës televizive të Kievit në lagjen Shevchenkivskyi. Puna vazhdon.”- raporton ministria.
Ditën e sotme autoritetet paralajmëruan qytetarët për një sërë sulmesh që ushtria ruse do ndërmerte në zona të ndryshme të Kievit, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe evakuim.