Një bombë ruse goditi një zonë banimi në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, duke vrarë pesë persona, njoftuan zyrtarët të premten. Forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë zona civile në Ukrainë, raporton AP.
Sulmi ndodhi gjatë natës dhe plagosi edhe 10 persona, mes tyre një adoleshente.
Bombat e fuqishme rrëshqitëse, armë sovjetike të modifikuara që lëshohen nga avionët rusë në lartësi të mëdha, prej muajsh kanë shkatërruar qytetet pranë vijës së frontit. Ukraina nuk ka një mënyrë efektive për t’i ndalur ato.
Bombardimi i fundit dëmtoi disa ndërtesa shumëkatëshe në Zaporizhzhia, për të tretën herë që nga fillimi i luftës, dhe shkatërroi edhe një treg lokal, bëri të ditur kreu i administratës ushtarake rajonale, Ivan Fedorov.
Një sulm me dronë rusë në qytetin jugor të Odesës goditi gjithashtu një zonë banimi gjatë natës, duke plagosur pesë persona, përfshirë një 16-vjeçar.
