Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i kërkoi falje Katarit për sulmin në Doha, ndërsa ndodhej në Shtëpinë e Bardhë.
Netanyahu i kërkoi falje kryeministrit të Katarit në një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë, për sulmin që kishte në shënjestër liderët e Hamas. Netanyahu nuk tha se i vinte keq që kishte shënjestruar Hamasin, por i kërkoi falje kryeministrit për shkeljen e sovranitetit të Katarit gjatë kryerjes së sulmit.
“Qëllimi ynë ishte Hamasi. Asgjë përtej tij. Mendoj se mund të gjejmë një mirëkuptim për këtë.”– tha ai.
Kërkesa e faljes ishte pjesë e një marrëveshjeje në mënyrë që Katari të ushtronte presion mbi Hamasin për të pranuar propozimin prej 21 pikash të administratës Trump për t’i dhënë fund luftës. Netanyahu gjithashtu kërkoi falje për dëmtimin e një civili.
Telefonata ndodhi ndërsa Netanyahu ishte në Shtëpinë e Bardhë për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump mbi planin 21-pikësh të mbështetur nga SHBA-të. Katari është një ndërmjetësues kritik në bisedimet e armëpushimit, i aftë të komunikojë me Hamasin, Izraelin dhe SHBA-në.