Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi Brukselin dhe Londrën se po përpiqen të bindin Uashingtonin të braktisë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës me Rusinë.

“Për aq sa dimë, Brukseli dhe Londra po përpiqen ta bindin Uashingtonin që të heqë dorë nga rruga politike dhe të bëhet pjesë e ‘partisë së luftës’,” deklaroi Lavrov në një intervistë për agjencinë ruse RIA Novosti.

Lavrov paralajmëroi gjithashtu se Moska do të reagojë nëse vendet perëndimore vendosin të përdorin asetet e ngrira ruse për të financuar ndihmën ndaj Ukrainës.

Lavrov shtoi gjithashtu se Rusia është ende në pritje të konfirmimit nga SHBA për vlefshmërinë e marrëveshjeve të arritura në samitin e Alaskës, të cilat, sipas tij, mbeten një kompromis i rëndësishëm për çështjen e Ukrainës.