Mbreti Charles III ka mbërritur nga Pallati Buckingham Place përmes Portës së Qendrës për në Westminster Abbey, udhëtimi që njihet si Proçesioni i Mbretit i cili po ndiqet nga e gjithë bota.
Çifti mbretëror po udhëton me një ritëm madhështor në Diamond Jubilee State Coach, i cili u porosit për Mbretëreshën Elizabeth II në 2012.
Karroca madhështore me kurorën e punuar me gurë të çmuar në krye, e gdhendur nga lisi nga HMS Victory dhe e larë në arë, po shoqërohet nga mijëra sy në mbarë botën, që po shohin këtë moment historik për Mbretërinë e Bashkuar.
Nga karrocë Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla u dhanë një përshëndetje mbretërore të pranishmëve.
Në Westminster Abbey ndërkohë ka filluar procesi i kurorëzimit të mbretit.Mijëra njerëz janë rreshtuar në rrugë dhe atmosferën e festës duket se sapo ka nisur.
Princi Harry gjithashtu ka mbërritur në Abbey, e cila është e mbushur me politikanë, të famshëm, liderë fetarë dhe përfaqësues të Commonwealth.
Pas shërbimit, do të ketë një procesion të dytë, më të madh përpara një paraqitjeje mbretërore në ballkonin e Pallatit.
Charles III, 73 vjeç, është më i madhi nga katër fëmijët e mbretëreshës dhe burrit të saj të ndjerë, Princit Philip. Kur e ëma mori fronin në moshën 25-vjeçare, ai u bë qartësisht trashëgimtari fronit të Britanisë në moshën 3-vjeçare. Titujt e Charles-it përfshijnë Princin e Uellsit, Dukën e Cornwall-it, Dukën e Rothesay dhe Konti i Carrick.
Charles u martua me princeshën e Wellsit, Diana Spencer në 1981, të njohur më së shumti si Lady Diana, duke përbërë çiftin Princi dhe Princesha e Uellsit. Ata kishin dy fëmijë, princat William dhe Harry. Pas vdekjes së Dianës në 1997, në vitin 2005 Charles u martua me Camilla Parker Bowles, e njohur tani si Dukesha e Cornwall.
Në vend që të edukohej në mënyrë private në Pallat, Charles u dërgua në shkollë, dhe pas kësaj ai u diplomua me Bachelor të Arteve në Kembrixh. Princi i ri më pas shërbeu në Forcën Ajrore Mbretërore, si edhe në Marinën Mbretërore, duke u vendosur në disa anije luftarake gjatë viteve 1970.
Pas vdekjes së Elizabetës, Pallati Buckingham konfirmoi të enjten se monarku i ri do të njihet si Mbreti Charles III.
Charles njihet për fushatat e tij në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, ku me anë të fjalime të gjata ka bërë thirrje për qëndrueshmëri në përpjekjet për të mos ndotur mjedisin. Fusha e tij e aktivitetit përfshin zgjerimin e arsimit dhe mundësive për të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar.
Emri i tij i plotë është Charles Philip Arthur George, kështu që ai mund të kishte zgjedhur secilin prej tyre si titullin e tij mbretëror. Por duket se ai ka vendosur t’i mbajë gjërat të thjeshta: Ai do të njihet si Mbreti Charles III, sipas Clarence House, që është rezidenca e tij zyrtare.