Një udhëtare është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid të Las Vegasit, pasi dyshohet se e braktisi qenushin e saj 2-vjeçar, një Goldendoodle. Pasi ajo u refuzua nga stafi për ta marrë qenushin në bord sepse nuk kishte dokumentate nevojshme të tij ajo e la atë në aeroport.
Gruaja, e cila ishte duke tentuar të udhëtonte, e lidhur qenushin te sporteli i biletave dhe u largua nga aeroporti pa kurrfarë ndjeshmërie ndaj kafshës që e shikonte me konfuzion. Pasi u la pas, qeni u përkujdes nga stafi i aeroportit që i dha dashuri dhe vëmendje.
Pas ngjarjes, policia ndaloi udhëtaren dhe e arrestoi për braktisje të kafshës dhe për rezistencë ndaj arrestimit. Ajo u përpoq të fajësonte stafin e aeroportit për udhëzimin që i ishte dhënë për të lënë qenin, por oficeri e kundërshtoi këtë.
Qeni, i cili mori emrin “Jet Blue”, u dërgua në Qendrën e Shpëtimit të Retriever të Las Vegasit, ku do të jetë në dispozicion për birësim.
