Morgan McSweeney, shefi i kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, dha dorëheqjen të dielën, raportuan mediat britanike, duke e lidhur largimin e tij me ish ministrin dhe ish ambasadorin Peter Mandelson, të cilit iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein.
“Sky News “raporton se shumë deputetë laburistë e kishin fajësuar McSweeney për përzgjedhjen e Mandelson si ambasador në Shtetet e Bashkuara.
Edhe pse Mandelson u shkarkua nga detyra shtatorin e kaluar, ai është vënë nën presion të ri pas zbulimeve nga dosjet e Jeffrey Epstein që sugjerojnë se ai ka ndarë informacione konfidenciale me financierin e dënuar për pedofili ndërsa ishte sekretar biznesi.
Këto prova kanë çuar në pikëpyetje rreth vendimit të Starmer për të emëruar Mandelson në postin më të lartë diplomatik.
Më herët, autoritetet vendase kanë ushtruar kontrolle edhe në pronat e Mandelson, lidhur me hetimet që po kryhen nëse ish ministri ka arritur që t’i japë edhe informacione sekrete të qevëerisë financierit amerikan, të dënuar për pedofili.


