Britania mund të dalë nga BE-ja pa një marrëveshje me Bashkimin Europian. Sipas ministrit britanik për “Brexit” Dominic Raab, kërkesat e BE-së janë të ekzagjeruara.


“Gatishmëria jonë për kompromis nuk është e pakufishme. Ne nuk do të kërkojmë shtyrjen e zbatimit të nenit 50-të.


Nëse oferta e vetme e BE e kërcënon unionin tonë, atëherë nuk na mbetet rrugë tjetër, veçse të dalim pa marrëveshje”, theksoi Raab.


Sipas Raabe, BE kërkon ta mbajë vendin në union përmes trukeve. Edhe ministri britanik i Tregtisë paralajmëroi Bashkimin Europjan. “Mungesa e marrëveshjes do të dëmtojë shumë edhe tregtinë e BE-së”, tha ai.


2 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)