Qeveria britanike ka vendosur të shpallë zyrtarisht Gardën Revolucionare Islamike të Iranit si një kërcënim për sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.
Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood njoftoi se “IRGC” është grupi i parë që përcaktohet si kërcënim sipas Ligjit të ri për Sigurinë Kombëtare, i cili hyri në fuqi javën e kaluar. Vendimi nënkupton se Garda Revolucionare e Iranit është tashmë e ndaluar në territorin britanik dhe çdo person që kryen veprimtari në emër të këtij grupi mund të përballet me dënim deri në 14 vite burg. Autoritetet britanike e kanë konsideruar prej kohësh IRGC-në si një organizatë me ndikim të madh në aktivitetet ushtarake dhe politike të Iranit, ndërsa vendimi i fundit vjen në kuadër të masave të reja për forcimin e sigurisë kombëtare.
Kujtojmë se një vendim të tillë e ka marrë dhe Kuvendi i Shqipërisë në muajin mars. Kryeministri Rama deklaroi se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike është një organizatë terroriste, duke theksuar se Shqipëria i është bashkuar qëndrimit të partnerëve ndërkombëtarë.
