
“Kufizimet e Covid në Angli do të bëhen më të ashpra nëse nuk ndiqen rregullat”, kështu ka paralajmëruar Matt Hancock, Sekretari i shëndetësisë, pasi qeveria miratoi gjobën deri në 10,000 paund për njerëzit që nuk vetë-izolohen.
Ai shtoi se vendi po përballej me një “pikë kthese dhe ne kemi një zgjedhje”.
“Nëse të gjithë ndjekin rregullat, atëherë ne mund të shmangim bllokimin e mëtejshëm kombëtar.”, u shpreh ai.
I pyetur nëse Anglia mund të përballet me një bllokim tjetër kombëtar, Hancock tha: “Unë nuk e përjashtoj atë, por nuk dua ta shoh”.