Zyrtarët e lartë rusë, duke përfshirë ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe njeriun e fortë të Kremlinit, Vladimir Putin, thuhet se fshihen në “bunkerë” të fshehtë bërthamorë në Siberi dhe malet Ural.
Presidenti rus thuhet se është strehuar në qytetin siberian të Surgut, ndërsa ministri i Mbrojtjes në rajonin Ufa në malet Ural. Kërcënimi i Moskës ndaj Perëndimit për përdorimin e armëve bërthamore nuk është hequr zyrtarisht nga axhenda e Putinit, me ‘Daily Mail’ britanik, duke komentuar se shumë anëtarë të udhëheqjes ruse kanë kërkuar strehim për siguri larg Moskës.
Avionët e përdorur nga zyrtarët e lartë të Kremlinit janë identifikuar dhe tregojnë se Putini mund të kalojë një pjesë ose të gjithë kohën e tij në strehën pranë Surgut në Siberinë perëndimore, sipas një burimi.
Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu besohet të jetë në një strehë afër Ufa në Urale, 725 milje në lindje të Moskës, sipas gazetarit investigativ Christo Grozev.
Zbulimi është bërë nga hetuesit e grupit të pavarur gazetaresk “Bellingcat” duke theksuar se, zyrtarët rusë ndodhen në qendrat nëntokësore të kontrollit bërthamor dhe komandës në qytetin Ufa në malet Ural. Kjo teori përforcohet nga “lëvizjet” e fundit të vajzës së ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Xenia Soigou, 31 vjeç, vizitoi Ufa-n për tre ditë më 22 mars mes thashethemeve se babai i saj kishte probleme serioze me zemrën, kështu që ajo kishte disa ditë për t’u shfaqur në publik.
Sipas Daily Mail, ky informacion sugjeron se Putini nuk e ka braktisur idenë e përdorimit të armëve bërthamore, ndërsa ushtria e tij lufton me ukrainasit dhe negociatat për t’i dhënë fund armiqësive janë duke u zhvilluar. Ufa, ku ndodhet objekti bërthamor, është kryeqyteti i Republikës së Bashkortostanit.
Është një qytet i ndërtuar në bashkimin e lumenjve Belaya dhe Ufa. Sipas botimit britanik, Rusia ka të paktën dy strehë bërthamore që veprojnë si Qendra e Komandës dhe Kontrollit Bërthamor, një në “Kosvinsky Kamen” në malet veriore të Uraleve dhe një nën malin Yamantau në Malet Urale Jugore.