Një video që po qarkullon në internet ka lënë përdoruesit e rrjeteve sociale të tronditur. Klipi, i postuar në Instagram nga FitnessHaven, tregon një burrë që kryen ushtrime të rrezikshme në ato që duken të jenë kabllo të energjisë elektrike një marifet që mund të kishte pasur pasoja fatale. Videoja e cila ka grumbulluar miliona klikime në Instagram, ka ngjallur reagime të forta nga shikuesit.
Ndërsa disa kritikuan sjelljen e pamatur të burrit, të tjerë shprehën shqetësim të thellë për sigurinë e tij. Një përdorues vërejti: “Trajnim me vdekje”. “A jeni të sigurt që ata tela janë aktivë? Sepse nëse janë, ky djalë është jashtëzakonisht me fat”-shkroi një tjetër. Shumë përdorues fajësuan tendencat e rrjeteve sociale për promovimin e akteve të tilla të rrezikshme.