Një histori tronditëse ka shokuar opinionin publik në Francë, pasi u bë publike rasti i abuzimit seksual të një gruaje nga 83 burra.
Fakti më i tmerrshëm ëshët se ishte pikërisht bashkëshorti i saj, i cili e drogonte dhe gjente këta burra në internet, duke u dhënë mundësi që ta përdhunonin, gjatë përiudhës 2011-2020.
Sipas raportimeve, dokumentet e prokurorisë pretendojnë se bashkëshorti ‘Dominique P.’ u kërkoi përdhunuesve të gruas së tij të mos mbanin prezervativë. Një mjek ka zbuluar gjithashtu se gruaja rreth të gjashtëdhjetave kishte marrë katër sëmundje veneriane dhe kishte probleme gjinekologjike.
Dominique P. – siç i referohet nga autoritetet ligjore të Francës – përballet me gjyq vitin e ardhshëm, së bashku me bashkëpunëtorët e dyshuar që ai takoi në një forum seksi në internet, për shkelje të dyshuara kundër gruas së tij.
Policia ka përdorur prova të të dhënave video dhe kompjuterike për të identifikuar 92 raste të përdhunimit të gruas së tij nga 83 burra dhe deri më tani ka identifikuar 51 të dyshuar të moshës 26-73 vjeç.
Dominique P. mendohet se ka rekrutuar sulmuesit e gruas së tij nga një forum në internet i quajtur “Pa dijeni të saj” – ku përdoruesit diskutojnë kryerjen e akteve seksuale ndaj partnerëve pa dashur ato – dhe ruajtjen e provave në një disk USB në një skedar të quajtur “ABUSES”. Shumica dërrmuese e sulmeve u filmuan, me video të vendosura në skedarë kompjuterikë, të plotësuar me emrin e sulmuesit dhe llojin e aktit seksual.
Dominique P. dyshohet se ka përdorur drogën Lorazepam për të qetësuar gruan e tij duke e përzier në vaktin e saj, përpara se të ftonte burrat të bënin seks me të ndërsa ajo ishte pa ndjenja në shtëpinë e tyre në Mazan, afër Avignon.