Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Venecia, ku një shtetas shqiptar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij. Sipas mediave italiane, burri ka ushtruar fillimisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas, duke e shtyrë dhe kërcënuar se do ta vriste. Situata është përshkallëzuar më tej kur ai e ka spërkatur bashkëshorten me benzinë, me qëllim që ta digjte.

Në momentin më kritik ka ndërhyrë djali 15-vjeçar i çiftit, i cili ka përfituar nga një çast shpërqendrimi për t’i fshehur çakmakun të atit, duke parandaluar ndezjen e benzinës dhe shpëtimin e jetës së nënës së tij. Paralelisht, gruaja ka arritur të njoftojë policinë.

Forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në banesë dhe kanë arrestuar autorin, i cili është vënë në pranga me akuzën e tentativës për vrasje. Autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.