
Gjyqi ndaj ish-presidentit Donald Trump me akuzat për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 është caktuar për 4 mars 2024.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, kjo datë do të thotë se gjyqi i Trump mund të fillojë pothuajse tetë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në SHBA.
Ish-presidenti aktualisht është favorit për të fituar nominimin republikan për të përballur presidentin aktual Joe Biden. Trump u akuzua në fillim të këtij muaji në një padi me katër pika për mashtrim, për të zhbërë humbjen e tij ndaj demokratit Biden në zgjedhjet e vitit 2020.
Trump po përballet me raste të tjera shtetërore si në Nju Jork, ashtu edhe në Xhorxhia.
Në Manhattan, ai po përballet me akuza nga prokurorët për manipulim të të dhënave të biznesit në lidhje me një pagesë që synon të fshehë një lidhje me një aktore të filmave për të rritur, Stormy Daniels.
Ndërkohë, në kontenë Fulton, Xhorxhia, Trump dhe 18 të pandehur janë akuzuar për pjesëmarrje në një skemë shantazhi që synon përmbysjen e rezultateve zgjedhore të shtetit në vitin 2020.
77-vjeçarit iu bë fotografia e tij të enjten, e para historike për një ish-president të SHBA-së dhe u arrestua si i burgosuri “P01135809” pasi iu paraqitën 13 akuza në burgun e Qarkut Fulton.
Trump postoi gjithashtu në X, dikur Twitter, për herë të parë që nga viti 2021, duke ndarë fotografinë e tij. Ishte hera e parë që Trump përdori platformën e mediave sociale që kur pronari Elon Musk hoqi ndalimin ndaj ish-presidentit.





