Travis Decker, 32 vjeç, ish-ushtarak dhe babai i tre vajzave të vrara në mënyrë brutale në Uashington, është ende në arrati. Pamjet e fundit të tij janë kapur nga një kamera sigurie pak ditë para se trupat e vajzave të zbuloheshin më 2 qershor.

Decker dyshohet se vrau vajzat e tij në një kamping të largët. Trupat u gjetën me qese plastike mbi kokat dhe duart e lidhura me zinxhir. Vdekja dyshohet të ketë ndodhur nga asfiksia.

Ai i kishte marrë vajzat më 30 maj për një vizitë dhe nuk i ktheu më. Nëna raportoi zhdukjen dhe tre ditë më vonë u gjetën të pajeta. Decker, i përshkruar si i rrezikshëm dhe i aftë të mbijetojë në natyrë për muaj të tërë, është në kërkim ndërkombëtar. Shpërblimi për informacion që çon në kapjen e tij është 20,000 dollarë.