Ministria greke e Shëndetësisë ka lëshuar një qarkore sipas së cilës ndalohet larja në 13 zona bregdetare përgjatë rajonit të Atikës.
Sipas qarkores që referohet në media, zonat në fjalë “nuk përmbushin standardet e legjislacionit të ujërave të plazhit”. Zonat e ndaluara përfshijnë: portet, kantieret, limanet e përhershme, zonat e çmontimit të anijeve, vija nga porti I Pireut në Perama, nga Skaramangas në plazhin e Aspropyrgos.
Vendimi i marrë në mes të sezonit turistik sjell në vëmendje rëndësinë e shëndetit publik mbi suksesin e turizmit. Një legjislacion i tillë përkon me nevojën e matjeve në terren dhe duhet thënë se deri më sot në Shqipëri, nuk ka njoftime të ngjashme për zona ku ndalohet të bëhet plazh nga njerëzit.
Nuk është e qartë nëse është mungesë legjislacioni, apo neglizhencë, por është e pakuptimtë që vija bregdetare të jetë e gjitha në përmbushje të standardeve sidomos kur dihet se një pjesë e madhe e mbetjeve urbaen dhe ujërave të zeza derdhen në det.
