Të shtëna me armë zjarri u raportua sot në Essen të Gjermanisë në një parking. Nga të shtënat dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa autori është largua nga vendi i ngjarjes.
Të plagosurit u gjetën nga policia dhe u dërguan në spital. Gjithashtu, forca të forta policie janë vendosur në vendngjarje dhe zona është rrethuar me kordon.

Sipas mediave gjermane, një kërkim për autorin është duke u zhvilluar në të gjithë rajonin e Ruhr-it në Gjermaninë veriperëndimore. Megjithatë rrethanat e incidentit mbeten të paqarta, por policia thekson se nuk ka rrezik për qytetarët.
“Ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Dhe për shkak se kemi indikacione për një mosmarrëveshje brenda mjedisit të klanit, kemi përfshirë edhe hetuesit tanë specialë”, tha një zëdhënës i policisë.
Sakaq, dëshmitarët në vendngjarje pohojnë se të premten në mbrëmje atje kishte pasur një grindje midis libanezëve dhe sirianëve.
