Presidenti i SHBA, Donald Trump, dha një përditësim të shkurtër mbi bisedimet e paqes për Ukrainën, duke shprehur skeptikë mbi mundësinë e arritjes së përparimeve të shpejta. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shkroi: “A është vërtet e mundur që të ketë shumë përparim në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e besoni derisa ta shihni, por ndoshta diçka e mirë po ndodh.”

Bisedimet, të cilat filluan dje në Gjenevë, përfshijnë SHBA-në dhe Ukrainën, dhe janë të fokusuar në planin e paqes të propozuar nga SHBA për të mundësuar një fund të mundshëm të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e cilësoi ditën e djeshme si “ndoshta më produktive” në bisedimet për këtë çështje, por theksoi se ende nuk ka “fitore të qarta” dhe “asnjë marrëveshje përfundimtare.”

Bisedimet e paqes mbeten të tensionuara dhe pa një zgjidhje përfundimtare, por ndonëse Trump shpreh dyshim, shpresa për përparim vazhdon të ekzistojë.