Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një takim “sekret” me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë konfliktit me Iranin, sipas një deklarate të Zyrës së tij të mërkurën.
“Gjatë Operacionit ‘Vrumbullima e Luanit’, Kryeministri Benjamin Netanyahu bëri një vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan”, thuhet në deklaratë.
Takimi, i mbajtur larg vëmendjes së publikut, vjen në një periudhë tensionesh të larta rajonale dhe përplasjeje të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit.
