Turqia ka akuzuar revistën franceze ‘Charlie Hedbo’, për racizëm kulturor, pas publikimit të bërë ku tallej me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.


“Axhenda anti-Islame e presidentit francez (Emmanuel) Macron është duke dhënë frytet e veta”, ka thënë Fahrettin Altun, drejtori për Komunikime i Erdoganit, duke i përshkruar karikaturat si “të neveritshme”.


Në ballinën e së mërkurës, Charlie Hebdo ka vënë karikaturën e Erdoganit. “Qartazi është produkt i ksenofobisë, islamofobisë dhe ambientit kulturor jotolerant, të cilin udhëhqësia franceze duket se e do për vendin e vet”, ka thënë Altun.


Turqia dhe Franca janë përfshirë në konflikte verbale, ndërkohë që Erdogan ka vënë në pikëpyetje shëndetin mendor të Macronit, pasi ky i fundit ka bërë të ditura masat që do të marrë për ta mbrojtur vlerat e shtetit të tij kundër Islamit radikal.


“Këto sulme të papërgjegjshme dhe pashije ndaj kulturë sonë do të nxisin vetëm racizëm dhe diskriminim”, ka thënë Altun.