Një çift i moshuar i verbër thuhet se jetoi me djalin e tyre të vdekur për katër ditë në shtëpinë e tyre në Indi, pasi nuk e kuptuan se ai kishte ndërruar jetë.

Kaluva Ramana, 60 vjeç dhe Shantikumara Kumari, 65, të cilët janë të paralizuar, telefonuan djalin e tyre 30-vjeçar Pramod për të kërkuar ushqim dhe ujë pas vdekjes së tij, por nuk morën asnjë përgjigje.

Për shkak se nuk mund të ecin dhe nuk flasin mirë, ata nuk ishin në gjendje t’u drejtoheshin fqinjëve për ndihmë. Vdekja e burrit u zbulua pasi fqinjët vunë re një erë të keqe që vinte nga shtëpia në Hyderabad dhe thirrën policët.

Oficerët e gjetën çiftin në një gjendje gjysmë të vetëdijshme dhe të shkumëzuar nga goja, së bashku me trupin e dekompozuar të djalit të tyre dhe u dhanë menjëherë ushqim dhe ujë. Policia mendon se Pramod vdiq në gjumë katër ditë më parë pasi u shërbeu ushqim prindërve të tij.