Cipras


Pasi mori mandatin për të formuar qeverinë e re, Aleksis Cipras është betuar si Kryeministër përpara presidentit grek Prokopis Pavlopulos. Ceremonia e betimit është bërë në pallatin presidencial në Athinë.


Në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare që u zhvilluan të dielën, SYRIZA mori 35.47% të votave, që përkthehet në 145 deputetë në Parlament.


Kryeministri grek Aleksis Cipras, ka menduar që me rikthimin e tij në pushtet, të iniciojë krijimin e një ministrie të posaçme, që do të merret vetëm me zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me kreditoret dhe masave shtrënguese që ajo parashikon. Nesër Cipras do të shpallë përbërjen e qeverisë dhe partia “Grekë t e Pavarur”, pritet të jetë pjesë e saj, duke drejtuar 6 ministri.


21 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)