Thirrja e tij bëri që Presidenti amerikan, Obama, ta kritikojë për qëndrimin
Ndërsa vendet anëtare të NATO-s në samitin e Aleancës në Varshavë e konsiderojnë si shumë të madh rrezikun rus dhe bënë thirrje për të marrë masa energjike, Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, doli kundër rrymës dhe kërkoi thirrje që të bashkëpunohet Rusinë. Kreu i qeverisë helene tha se ishte koha për t’i dhënë fund konfrontimit me Rusinë. “Financial Times” shkruan se pozicionimi i tij ka marrë një shuplakë nga Presidenti amerikan, Barack Obama. Sipas shtypit grek, qëndrimi i Ciprasit u kritikua në takimin që zgjati mbi 30 minuta që ai pati me Presidentin amerikan. Kur Kryeministri grek deklaroi se “duhet të mbarojë sa më shpejt lufta në Siri”, ai mori përgjigjen e Obamës se “për këtë duhet t’i ndihmonte miku i tij, Putin”. Gazeta angleze raportoi se mes dhjetëra thirrjeve publike për unitet që u bënë në Samitin e Varshavës, mbledhjen e parë të plotë të liderëve të NATO-s që prej vitit 2014, pati shenja përçarjeje në lidhje me marrëdhëniet me Moskën. Gazeta iu referua deklaratës së ministrit të Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, që akuzoi Aleancën si “luftënxitëse” me Rusinë për shkak të manovrave ushtarake në Poloni. Por edhe presidenti francez François Hollande, sipas të cilit Rusia duhet të trajtohet si një partner dhe jo si një kundërshtar. Edhe Greqia, Italia dhe Hungaria kërkojnë të rishikohen sanksionet tregtare ndaj Rusisë.